Qendra për studime te avancuara FIT njofton të gjitha Akademitë e Trajnimit dhe agjencitë e përafërta  se është shtyrë afati i aplikimit deri më 8 nëntor 2023 për aplikim në kuadër të projektit “Diversiteti në kodim: Krijimi i trajnimeve të kodimit për studentët e komuniteteve e ndryshme etnike në Kosovë”. Qendra për studime te avancuara FIT ka hapur ftesë publike për shpalljen të interesimit për ofertuesit e trajnimeve profesionale për kurset të programimit.

Më 20 tetor 2023, Qendra për studime te avancuara FIT ka hapur thirrje publike për ofrimin për të zhvilluar kurse programimi që janë të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit në Kosovë dhe që ofron kurse intenzive të TIK- ut përmes kurrikulës ndërkombëtare dhe posedon qasje në njësitë mësimore përmes Sistemit të Menaxhimi të Mësimit (Learning Management System-LMS).  Afati i fundit për dërgimin e projekt propozimeve ka qenë data 5 nëntor 2023.

Duke pas parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe nuk kanë aplikuar më shumë se një kompani, Qendra për studime te avancuara FIT njofton të gjithë të interesuarit se shtyhet afati i aplikimit. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave sipas thirrjes publike është data 8 nëntor 2023.

 

Linku i thirrjes:

Thirrje mkrs

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *