Bashkohu

Qendra FIT vazhdon të udhëhiqet nga parimi se bashkëpunimi është mënyra e vetme e krijimit të impaktit pozitiv në shoqëri. Për këtë arsye, bashkëpunëtorët e Qendrës FIT janë të shumtë: prej qytetarëve të përgjegjshëm me vullnet të mirë, deri tek bartësit e institucioneve të të gjitha niveleve lokale dhe qendrore. Vetëm bashkëpunimi i vazhdueshëm jep shpresë se pozicioni i kategorive më të ndjeshme shoqërore do të jetë më i mirë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më të lirë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Anëtarët e Qendrës FIT vijnë nga të gjitha sferat – mësues, prindër, profesorë, juristë, e inxhinierë. Ata janë zëri e ndikimi ynë – fuqia kryesore pas punës që bëjmë.

Bëhu anëtar që të jesh pjesë e një rrjeti njerëzish me qëllim e vizion të njëjtë me tëndin.

A e dini se vullnetarizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur mundësitë për një karrierë të suksesshme?
Të bëhesh vullnetar do të thotë të jesh pjesë e një qëllimi më të madh dhe të përdorësh aftësitë e njohuritë e tua për të ndikuar pozitivisht në komunitet.

Mbështetja juaj ka fuqinë për të transformuar jetën për të rinjtë, familjet dhe komunitetet e tëra. 

Duke mbeshtetur aktivitetet dhe projektet tona, ju bëheni pjesë e fuqizimit të grupeve më të ndjeshme të Kosovës. Faleminderit që po e bëni të mundur këtë punë jetësore!

Duke qenë pjesë e FIT, do të jeni pjesë e një organizate që është në shërbim të komunitetit. Me ne, ju do të jeni në gjendje të vazhdoni të ngjiteni në karrierën tuaj duke punuar në projekte interesante, me njerëz të mirë,  në një mjedis vibrant, të ngrohtë dhe mikpritës, angazhimi juaj është vlerë e shtuar.