Qendra për studime të avancuara FIT është ka mbajtur ligjerata për projektin “Të rinjtë të bashkuar kundër Korrupsionit” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, projekt i cili ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjve rreth luftës kundër korrupsionit. Gjatë aktivitetit të parë, stafi i Qendrës FIT ka mbajtur ligjerata duke përfshirë tema të ndryshme rreth korrupsionit si: çfarë është korrupsioni, shkaqet e korrupsionit, pasojat që korrupsioni i sjell, cili është roli i të rinjëve në luftën kundër korrupsionit e shumë tema të tjera. Në këtë projekt përfshihen shkollat fillore dhe të mesme: “17 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” Obilic, “Aziz Tola” dhe “Gjon Buzuku” Prizren, “Bafti Haxhiu”  dhe “Jonuz Zejnullahu” Viti, “Eqrem Qabej” dhe “Shkmu 2” Vushtrri.
Qendra për studime të avancuara FIT ka implementuar projektin “Roli i Rinisë në Luftën Kundër Korrupsionit”, projekt ky i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Qëllimi i këtij projekti ka qenë të informojë moshat e reja për pasojat që sjell korrupsioni, dhe poashtu ti mësojnë ata se si duhet të luftohet ky fenomen.

Si rezultat i këtij projekti janë realizuar disa aktivitete me nxënës si: ligjërata, kuize, punëtori, dhe debate, të gjitha këto në kuadër të fushatës vetëdijësuese. Poashtu, janë mbajtur edhe forume të rëndësishme me temat: “Korrupsioni Prek të Gjithë, është Koha të Ngrisim Zërin” dhe “Të Drejtat dhe Përgjegjësitë si Qytetarë”. Pjesëmarrës në këto aktivitete kanë qenë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Prishtinës dhe Fushë-Kosovës. Përkrahës të këtij projekti poashtu kanë qenë edhe Agjensioni Kundër Korrupsionit dhe Policia e Kosovës të cilët shpalosur programet e tyre për luftën kundër korrupsionit.
Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Qendra për studime të avancuara FIT ka mbajtur një ceremoni me të cilin ka shënuar rëndësinë e kësaj dite dhe poashtu përmbylljen e këtij projekti. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin nxënësitë që kanë qenë pjesë e projektit, përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, përfaqësuesit e Agjensionit Kundër Korrupsionit, dhe ekspertët mbi fushën e anti-korrupsionit. Pas përfundimit të prezentimeve informuese, ceremonia u përmbyll me prezentimin e punimeve nga nxënësit me temat se çka është korrupsioni dhe pse duhet te luftohet.