blog-post-img-2396

Prezentimet rreth projektit Promovimi i Përdorimit të Internetit në mënyrë të Sigurtë dhe të përgjegjshme nga ana e Fëmijëve II

Qendra për studime të avancuara FIT ka mbajtur ligjërata me prindër dhe arsimtarë për përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve. Prezentimet u kryen brenda dy javëve nëpër 14 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në shtatë qytete të Kosovës.
Gjatë prezentimeve, prindërit dhe arsimtarët u informuan për rrjetet sociale më të përhapura dhe për zhvillimet e fundit në to, në mënyrë që të qëndrojnë të përditësuar me përdorimin e tyre nga fëmijët. Poashtu, ata pranuan këshilla dhe rekomandime për hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar mirëqenien e fëmijëve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
Nëpër këto prezentime, Qendra FIT u shpërndau të pranishmëve Udhëzuesin e detajuar për prindër, kujdestarë dhe arsimtarë, të përgatitur enkas për të pajisur ata me aftësi që të monitorojnë fëmijët në rrjete sociale, në mënyrë që të kenë një përvojë sa më të sigurt.

IMG_0043 IMG_0059 IMG_8921 IMG_9162

No Comments

*/ ?>