KONTAKTI

Aftësimi i të rinjve për punë

Që të rinjtë të jenë konkurrues në tregun e punës, ata duhet të përvetësojnë aftësi të reja. Qendra FIT angazhohet të lidhë potencialin enorm rinor me mundësitë e sektorëve të ndryshëm. Qëllimi ynë është të ndërtojmë agjentë të gjithanshëm që janë në gjendje të konkurrojnë në nivele të ndryshme të tregut, qoftë si punëtorë, qoftë si sipërmarrës, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar. Përfituesit në trajnimet tona fitojnë njohuri strategjike dhe praktike në fushat ku duhet të shkëlqejnë përpara se të arrijnë sukses: ide, planifikim, ekzekutim, punë ekipore, lidership, etj.