blog-post-img-2094

Ceremonia përmbyllëse e aktiviteteve të projektit për internet të sigurt

Me datë 12.12.14 u mbajt ceremonia përmbyllëse e aktiviteteve të projektit “Promovimi i Përdorimit të Internetit në mënyrë të Sigurt dhe të përgjegjshme nga ana e Fëmijëve” për vitin 2014 i bërë nga Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children.

Gjatë ceremonisë u shpalosen aktivitetet e bëra me fëmijët, prindërit, dhe mësimdhënësit si dhe u zgjodhën tri shkolla fituese me filma të shkurtë më të mirë të bërë nga vet nxënësit. Shkolla “Naim Frashëri” Prishtinë mori vendin e parë, “Tefik Canga” Ferizaj vendin e dytë, dhe shkolla “Zekeria Rexha” Gjakovë vendin e tretë. Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës u shpërndan dhurata nga Qendra FIT.