Data e publikimit: 30 qershor 2023

Data e mbylljes: 10 korrik 2023

 

Qendra për Studime të Avancuara FIT fton kompanitë e produksioneve multimediale të ofertojnë për audio/video shërbime të produksionit për nevojat e projektit “Raising citizens’ awareness and trust in the institutions of the justice system,” me nr.të kontratës 2022/441-132 dhe i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet nga Lëvizja FOL në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT.

Në kuadër të këtij projekti parashihet zhvillimi i dy kurseve per mësim online (180 minuta në tërësi).

Nga kompania ofertuese kërkohet vizualizimi i përmbajtjes së kurseve online e cila është punuar nga ekspertët e fushës.

Shërbimet për kurset online që kërkohen nga kompania ofertuese janë këto, por që mund të përfshijnë edhe të tjera sipas nevojës:

  1. Video prodhim – xhirimet, toni/zëri, montazha, ndriqimi, dizajnet e videos (çmimi për sekond)
  1. Audio lexim/narracion – inqizimi dhe editimi (çmimi për 100 fjalë)
  2. Animacion (çmimi për sekond)
  3. Fotografi dhe editim i fotografise (çmimi per fotografi)
  4. Ilustrim me karaktere 2-3 personazhe
  5. Ikona

Pas nënshkrimit të kontratës, ofruesi i shërbimeve pritet që:

– Të jetë në gjendje t’i respektojë me përpikmëri afatet kohore për prodhimet

audio/video/dizajn.

– Të jetë në gjendje që të punojë shpejtë dhe të dorëzojë video/audio/dizajn të

cilësisë së lartë.

– Të jetë i hapur për rishikime dhe përmirësime përgjatë procesit të produksionit.

Për t’u kualifikuar, kompania duhet:

– Të jetë e regjistruar.

– Ofrojë dëshmi të përvojës, referencave dhe portfolios të punës së mëhershme të

audio/video produksioneve/dizajnit.

Aplikimi:

Dokumentacionin e kërkuar duhet ta sjellni në zyrën e Qendrës Fit, adresa: Rr.Eqrem Qabej nr.166, ose ta dërgoni përmes postës elektronike në [email protected] deri me datën 10 Korrik 2023, ora 12:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *