Qendra për studime të avancuara FIT është duke mbajtur ligjerata për projektin “Të rinjtë të bashkuar kundër Korrupsionit” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, projekt i cili ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjve rreth luftës kundër korrupsionit. Gjatë aktivitetit të parë, stafi i Qendrës FIT ka mbajtur ligjerata duke përfshirë tema të ndryshme rreth korrupsionit si: çfarë është korrupsioni, shkaqet e korrupsionit, pasojat që korrupsioni i sjell, cili është roli i të rinjëve në luftën kundër korrupsionit e shumë tema të tjera. Në këtë projekt përfshihen shkollat fillore dhe të mesme: “17 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” Obilic, “Aziz Tola” dhe “Gjon Buzuku” Prizren, “Bafti Haxhiu” dhe “Jonuz Zejnullahu” Viti, “Eqrem Qabej” dhe “Shkmu 2” Vushtrri.
No Comments