Reciklimi i Baterive
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për riciklimin e baterive të vogla. Misioni ynë është që ti ndihmojmë qytetarët e Prishtinës dhe Fushë -Kosovës për të mbajtur një ambient të sigurt dhe të pastër dhe për të krijuar shprehi të mira të riciklimit të baterive. Me aktivitetet tona, ne shpresojmë të informojmë publikun për rreziqet e hedhjes së mbeturinave në formë të pakontrolluar dhe të paorganizuar dhe dhënien e këshillave se si dhe ku mund të hedhen bateritë pa dëmtuar ambientin dhe në mënyrë të sigurt.
Ne do të vendosim kontejnerë special në shkolla dhe ambiente publike ku do të mund të bëhet riciklimi i baterive. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në riciklimin e baterive të vogla. Po ashtu do të organizojmë seminare informuese për fëmijë, kampanje mediale dhe gara në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rendësin e mbrojtjes së ambientit, përmes riciklimit të baterive.