Qendra për Studime të Avancuara FIT është në kërkim të një zyrtar/e të terrenit që të lehtësojë implementimin e aktiviteteve të projektit me nr.të kontratës 2022/441-132.
Rreth organizatës: Qendra për Studime të Avancuar FIT është themeluar më një dhjetor, 2011. Qendra FIT angazhohet në përmirësimin e gjendjes te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, nëpërmjet aktiviteteve hulumtuese, avokuese, edukuese dhe vetëdijesuese.
Afati i fundit i konkurimit: 5 Mars 2023, deri në ora 16:00
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Do të komunikojë me institucionet e përfshira siç është paraparë në projekte, menaxherin e projektit dhe udhëheqësin e ekipit në baza të rregullta.
Do të ndihmojë në zbatimin e aktiviteteve të parapara në projekt propozim.
Kandidatët potencialë duhet të kenë:
– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.
– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– aftësi të përdorimit të kompjuterit;
Aplikimi:
Dokumentacionin e kërkuar duhet ta sjellni në zyrën e Qendrës Fit, adresa: Rr.Eqrem Qabej nr.166, deri me datën 5 Mars 2023, 16:00. Qendra FIT do të përzgjedh disa nga kandidatët për listën e ngushtë të cilët do të ftohen për intervistë. Të tjerët nuk do të kontaktohen.