blog-post-img-3111

Konkurs për Hulumtues dhe Zyrtar të projekteve

Konkurs për Hulumtues & Zyrtar të projekteve

 

Data e publikimit:  30 prill 2021
Data e mbylljes:  14 maj 2021
Titulli i kontratës: Konkurs për Hulumtues & Zyrtar të projekteve
Autoriteti kontraktues: Qendra për studime të avancuara – FIT
Adresa: Rr. Eqrem Çabej, lokali nr.166, 10000 Prishtinë

 

Qendra për Studime të Avancuara FIT është në kërkim të një Hulumtuesi/e & Zyrtari/e të projekteve për angazhim në implementimin e aktiviteteve të projekteve.

Rreth organizatës:  Qendra për Studime të Avancuar FIT është themeluar më një dhjetor, 2011. Qendra FIT angazhohet në përmirësimin e gjendjes te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, nëpërmjet aktiviteteve hulumtuese, avokuese, edukuese dhe vetëdijesuese.

Afati i fundit i konkurimit: 14 Maj 2021, deri në ora 16:00

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;

-Do të punojë me zyrën e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;

-Do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën;

-Do të përgatise raporte narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta;

-Kujdeset për caktimin e afateve kohore dhe metodike për arritjen e objektivave specifike të projekeve;

-Përgatit hulumtime dhe zhvillon analiza për nevojat e organizatës;

-Përmbledhë dhe shpjegon gjetjet e hulumtimeve dhe implikimin e tyre;

– Do të merret edhe me pune të tjera sipas kërkesave të donatorëve.

 

Kandidatët potencialë duhet të kenë:

– aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;

– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.

– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;

– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;

– aftësi të përdorimit të kompjuterit;

– të posedoj patentë shoferi.

Aplikimi:

Dokumentacionin e kërkuar duhet ta sjellni në zyrën e Qendrës Fit, adresa: Rr.Eqrem Qabej nr.166, deri me datën 14 Maj 2021, 16:00. Qendra FIT do të përzgjedh disa nga kandidatët për listën e ngushtë të cilët do të ftohen për intervistë. Të tjerët nuk do të kontaktohen.

No Comments

*/ ?>