Konkurs për Koordinator/e të projektit
Qendra për Studime të Avancuara FIT është në kërkim të një koordinatori/eje që të lehtësoj implementimin e aktiviteteve të projektit aktual.
Rreth organizatës: Qendra për Studime të Avancuar FIT është themeluar më një dhjetor, 2011. Qendra FIT angazhohet në përmirësimin e gjendjes te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, nëpërmjet aktiviteteve hulumtuese, avokuese, edukuese dhe vetëdijesuese.
Afati i fundit i konkurimit: 31 Gusht 2020, deri në ora 16:00
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Koordinatori/ja është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;
– Koordinatori/ja do të punojë me zyrën e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;
– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën;
– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta;
– Koordinatori/ja do të merret edhe me pune të tjera të ngjashme
Kandidatët potencialë duhet të kenë:
– aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;
– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.
– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– aftësi të përdorimit të kompjuterit;
– të posedoj patentë shoferi.
Aplikimi:
Dokumentacionin e kërkuar duhet ta sjellni në zyrën e Qendrës Fit, adresa: Rr.Eqrem Qabej nr.166, deri me datën 31 Gusht 2020, 16:00.
No Comments