Internet i sigurt
Të ftuar në këtë punëtori do të jenë MASHT, drejtoritë e arsimit, si dhe personeli i shkollës. Nga personeli i shkollës janë të ftuar drejtori i shkollës përkatëse dhe dy mësues. Shkollat pjesëmarrëse në projekt do të jenë: Ibrahim Fehmiu dhe Motrat Qiriazi (Prizren), Migjeni dhe Andon Zako Cajupi (Mitrovicë), Naim Frashëri dhe Emin Duraku (Prishtinë), Ramiz Sadiku dhe Xhemajl Kada (Pejë), Tefik Çanga dhe Jeronim de Rada (Ferizaj), Thimi Mitko dhe Selami Hallaqi (Gjilan), Zekeria Rexha dhe Mustafa Bakia (Gjakovë). Aktivitetet kryesore planifikohen të mbahen gjatë vitit 2015.