Fëmijët e kësaj moshe ende janë të vegjël të kuptojnë rëndësine dhe mënyrën se si fitohen paratë. Por ka shumë këshilla për prindërit të cilat ju ndihmojnë fëmijëve rreth hapave të parë të njohjes së parasë.
- Cka është paraja?
Pikësëpari, prindërit duhet të ju tregojnë fëmijëve se për cfarë na nevojiten paratë. Paratë nevojiten për të blerë gjëra të nevojshme por edhe të dëshirueshme. Prindërit duhet t’i njohin fëmijët me paratë dhe vlerën e tyre si dhe të ju tregojnë fëmijëve që duhet t’i vlerësojnë gjërat që janë pa para psh: familja, shokët/shoqet. Kështu ata do të kuptojnë se disa gjëra nuk mund të blihen me para dhe janë shumë më të rëndësishme se disa gjëra të cilat blihen me para.
- Paratë fitohen duke punuar
Prindërit mund ta pershkruajnë punën e tyre te fëmijet në mënyrë që ata të dijnë se si fitohen paratë. Mirëpo, fëmijët duhet të dijnë se jo të gjithë i fitojnë paratë njësoj. Prandaj, kur dilni me fëmijë në qytet ju mund t’i shikoni njerëzit përreth dhe të ju tregoni se qfarë pune bëjnë për të fituar para, si psh: shoferët e autobusëve, apo policët. Kështu ata do e kuptojnë që paratë fitohen në mënyra të ndryshme dhe me punë të ndryshme.
- Duhet të presësh para se të blesh diqka që dëshiron
Fëmijët duhet të kuptojnë që duhet të presësh për disa gjëra që i dëshironi. Gjeni rastin kur fëmija është duke pritur për diqka që dëshiron, psh: për të shkuar në pushime verore apo për ndonjë dhuratë. Kështu ata do të kuptojnë që nganjëherë duhet të kesh durim për t’i arritur gjërat e mira.
- Gjërat esenciale dhe jo-esenciale
Fëmijët duhet të dijnë që gjërat që i dëshirojnë janë ndryshe nga gjërat që kanë nevojë. Kur jeni duke bërë pazar tregoni gjërat e domosdoshme si ushqimi dhe rrobat; ndërkohë mund t’i pyeteni se cilat gjëra dëshirojnë ti kenë por që nuk janë të nevojshme. Bisedoni me femijën se si familja juaj vendos në mes të gjërave të nevojshme dhe gjërat e dëshirueshme.