Qendra për Studime të Avancuara FIT ka mbajtur aktivitete për vetëdijësimin e fëmijëve nga ana e financave si rrjedhojë e projektit “Edukimi Financiar i Fëmijëve”. Si pjesë e parë e aktiviteteve, Qendra FIT ka vizituar kopshtet e fëmijëve në Prishtinë dhe iu ka ofruar njohuritë bazë rreth financave. Pastaj ka vazhduar të mbaj prezantime dhe në shkollat fillore “Faik Konica”, “Mitrush Kuteli”, dhe “Pjetër Bogdani” për nxënësit e klasave 1-8. Disa nga temat e spikatura ishin: njohja e monedhave, kursimi i parasë, prejardhja e parasë, si dhe promovimi i nocionit që duhet punuar për të pasur para. Ky projekt u mbështet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Prezantimet rreth Edukimit Financiar janë mbajtur në tri shkolla fillore të Prishtinës ku fëmijët e klasave 1-8 kanë mësuar se cfarë është paraja, si t’i menaxhojnë paratë, cfarë janë bankat etj.