Ky projekt ka per qellim informimin e te rinjve rreth korrupsionit, shkaqet dhe efektet qe i sjell, si dhe menyrat e ndryshme se si ta parandalojme korrupsionin. Me aktivitetet tona me te rinjte e disa shkollave te Prishtines dhe Fushe Kosoves ne do ta theksojme qe roli i tyre ne luften kunder korrupsionit eshte mjaft i rendesishem. Gjate seminareve, forumeve, dhe aktiviteteve tjera ne shpresojme te rrisim vetedijesimin e te rinjve per shume raste te korrupsionit te cilat mund te luftohen nga te rinjte dhe te ju informojme se ku mund te raportojne raste te korrupsionit.
Ne do te pergatisim broshura edukative rreth Korrupsionit te cilat do te shperndahen per te gjithe nxenesit e shkollave te caktuara. Poashtu do t’i mbajme tri forume me tre ekpsert te kesaj fushe ku do te kete tema te ndryshme si “Te drejtat dhe pergjegjesite e qytetareve”, “Korrupsioni prek te gjithe- eshte koha te ngrisim zerin”. Si perfundim i projektit do te mbahet nje ceremoni permbyllese ku do te kete gare mes shkollave ku do te ndahen cmime per shkollat fituese.