blog-post-img-2089

Aktiviteti rreth Ditës së Internetit të Sigurt

Nxënësit e shkollave fillore me të cilat Qendra FIT bashkëpunon (“Naim Frashëri” Prishtinë, “Zekeria Rexha” Gjakovë, “Thimi Mitko” Gjilan, “Tefik Canga” Ferizaj, “Ramiz Sadiku” Pejë) kanë punuar së bashku rreth punimit të një posteri për Ditën e Internetit të Sigurt. Titulli i posterit ka qenë “Të krijojmë një internet të sigurt” ku nxënësit i kanë përfshirë të gjitha njohuritë e fituara nga aktivitetet e mëparshme të mbajtura nga Qendra FIT. Në këta postera janë përmendur rreziqet dhe këshilla të ndryshme rreth internetit; këta postera nxënësit i kanë punuar sipas kreativitetit të tyre.

No Comments

*/ ?>