blog-post-img-4083

Thirrje publike për ofertim – zhvillimi i audio/video produksioneve

Thirrje publike për ofertim – zhvillimi i audio/video produksioneve

Numri i ftesës për ofertim: FIT-2020/01

Data e publikimit: 25 gusht 2020

Data e mbylljes: 04 shtator 2020

Titulli i kontratës: Zhvillimi i audio/video produksioneve

Autoriteti kontraktues: Qendra për studime të avancuara – FIT

Adresa: Rr. Eqrem Çabej, lokali nr.166, 10000 Prishtinë

E-mail: info@fit-ks.org

 

Qendra për Studime të Avancuara FIT fton kompanitë e produksioneve multimediale të ofertojnë për audio/video shërbime të produksionit për nevojat e projektit TACA – Së bashku kundër abuzimit të fëmijës, i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit TACA është të sigurohet që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedisin pa abuzim në shkollat ​​e Kosovës.

Në kuadër të projektit TACA – parashihet zhvillimi i 3 (tri) kurseve të mësimit online (90-120 minuta për secilin kurs) për parandalimin e abuzimit dhe reagimin ndaj abuzimit:

  1. Kurs online për nxënësit,
  2. Kurs online për mësimdhënësit, dhe
  3. Kurs online për prindërit.

Nga kompania ofertuese kërkohet vizualizimi i përmbajtjes së kurseve online e cila është punuar nga ekspertët e fushës. Shërbimet për kurset online që kërkohen nga kompania ofertuese janë këto por që mund të përfshijnë edhe të tjera sipas nevojës:

  1. Video prodhim – xhirimet, toni/zëri, montazha, ndriqimi, dizajnet e videos (çmimi për sekond)
  2. Audio lexim/narracion – inqizimi dhe editimi (çmimi për 100 fjalë)
  3. Animacion (çmimi për sekond)
  4. Fotografi dhe editim i fotografise (çmimi per fotografi)
  5. Ilustrim me karaktere 2-3 personazhe
  6. Ikona
  7. Insertimi i titrave në gjuhën serbe

Pas nënshkrimit të kontratës, ofruesi i shërbimeve pritet që:

  • Të jetë në gjendje t’i respektojë me përpikmëri afatet kohore për prodhimet audio/video/dizajn.
  • Të jetë në gjendje që të punojë shpejtë dhe të dorëzojë video/audio/dizajn të cilësisë së lartë.
  • Të jetë i hapur për rishikime dhe përmirësime përgjatë procesit të produksionit.

Për t’u kualifikuar, kompania duhet:

  • Të jetë e regjistruar.
  • Ofroj dëshmi të përvojës, referencave dhe portfolios të punës së mëhershme të audio/video produksioneve/dizajnit.

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të prezantojnë dokumentet e mëposhtme:

  1. Profilin e kompanisë.
  2. Dokumente ligjore që tregojnë që kompania është entitet i regjistruar.
  3. Dokumente të punës/portfolios së mëhershme.
  4. Oferta financiare/çmimi duhet të bëhet për njësi për secilin produkt/shërbim (video, audio lexim/narracion, animacion, fotografi, ilustrim, ikona, insertimi i titrave në gjuhën serbe).
  5. Oferta financiare duhet të jetë në Euro dhe çmimi i ofertuar duhet të jetë pa TVSH (meqë fondet e financuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të liruara nga TVSH-ja, dokumentacioni për lirimin nga TVSH do t’i dorëzohet kompanisë përfituese pas përzgjedhjes),

Kriteret e vlerësimit: historiku dhe përvoja e kompanisë (40%), oferta financiare (60%).

Kohëzgjatja e shërbimit: kompletimi i të gjitha detyrave duhet të zhvillohet nga muaji Shtator deri në Nëntor 2020.

Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë autoritetit kontraktues brenda afatit 5  (pesë) ditë nga data e njoftimit.

Aplikacioni i kërkuar sëbashku me të gjitha dokumentet relevante duhet të dërgohet në info@fit-ks.org deri më së largu 4 shtator 2020, ora 16:00 me subjektin “Oferta për shërbime të produksionit audio/video”.

Qendra për Studime të Avancuara FIT, e themeluar më 1 Dhjetor 2011, është e regjistruar si organizatë jo-fitimprurëse në bazë të Ligjit Nr. 04/L-57, neni 9 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare. Disa nga objektivat primare të Qendrës FIT janë: kontribuimi në fushën e edukimit me qëllim të ngritjes së vetëdijes për zhvillimet më të rëndësishme sociale, politike dhe ekonomike në vend si dhe përmirësimi i situatës sociale të grupeve me të cilat punon gjatë implementimit të projekteve nëpërmjet aktiviteteve hulumtuese, avokuese, edukuese dhe vetëdijesuese.

Qendra për Studime te Avancuara FIT