blog-post-img-2636

Projekti “Të Rinjtë të Bashkuar Kundër Korrupsionit”

Qendra për studime të avancuara FIT është duke mbajtur ligjerata për projektin “Të rinjtë të bashkuar kundër Korrupsionit” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, projekt i cili ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjve rreth luftës kundër korrupsionit. Gjatë aktivitetit të parë, stafi i Qendrës FIT ka mbajtur ligjerata duke përfshirë tema të ndryshme rreth korrupsionit si: çfarë është korrupsioni, shkaqet e korrupsionit, pasojat që korrupsioni i sjell, cili është roli i të rinjëve në luftën kundër korrupsionit e shumë tema të tjera. Në këtë projekt përfshihen shkollat fillore dhe të mesme: “17 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” Obilic, “Aziz Tola” dhe “Gjon Buzuku” Prizren, “Bafti Haxhiu”  dhe “Jonuz Zejnullahu” Viti, “Eqrem Qabej” dhe “Shkmu 2” Vushtrri.