Për Ne

Ne

Qendra për studime të avancuara FIT (Qendra FIT) është një organizatë e pavarur joqeveritare e themeluar në vitin 2011. Stafi i saj profesional përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme që kanë për synim të ndërtojnë një reputacion të lartë për standardin e punës së tyre në hulumtimet kualitative dhe kuantitative. Qendra FIT ka si për qëllim rritjen e vetëdijësimit dhe edukimit në fushat të cilat janë shumë pak të prekura në shoqërinë tonë. FIT partner kryesorë ka Ambasadën Amerikane në Kosovë si dhe Save the Children. Bashkëpunimet tjera do të varen kryesisht nga projekti.

Misioni

Të kontribuojmë në fushën e Edukimit me qëllim që të ndihmojmë në rritjen e ndërgjegjësimin ndaj çështjeve kyçe që pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit

Vizioni

Të ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, sociale, kushteve të jetës dhe ngritjen e standardeve politike dhe ekonomike në vend.