blog-post-img-4140

Kursi online Gjuha e Urrejtjes

Qendra për Studime të Avancuara FIT(Qendra FIT ) me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë në platformën www.edufitin.org ofron kursin online Gjuha e Urrejtjes për të rinjtë, në mënyrë që t’i pajisë ata me njohuri të nevojshme për të raportuar gjuhën e urrejtjes në të cilën mund të hasin. Kjo nismë është realizuar në kuadër të projektit“Ambasadorët e rinjë kundër gjuhës së urrejtjes”. Përmes këtij kursi onlines, kemi kënaqësinë t’ u ofrojmë fëmijëve udhëzime si ta raportojnë gjuhën e urrejtjes. Kursi është i dizajnuar dhe i përpiluar për gjeneratat e reja. Synimi kryesor i tij është që t’u ndihmojë fëmijëve dhe të rinjve të kuptojnë efektin negativ të gjuhës së urrejtjes, si ta trajtojmë dhe si ta parandalojmë atë. Në këtë prezentim do të mësojmë se çfarë është gjuha e urrejtjes, se cilat janë elementet kryesore që definojnë gjuhën e urrejtjes dhe në çfarë forma shfaqet ajo kryesisht.