TRAJNIME FALAS PËR MENAXHIMIN E RRJETEVE SOCIALE
A dëshironi të punësoheni si menaxherë të rrjeteve sociale të kompanive, institucioneve, apo organizatave të ndryshme në Kosovë apo edhe në botë?
A dëshironi të bëheni specialistë dhe të mësoni për strategjitë e marketingut në internet dhe rrjete sociale (Facebook, Instagram, Youtube, Twitter, LinkedIN)?
Nëse përgjigja juaj është PO, atëherë aplikoni në Trajnimin për Menaxhimin e Rrjeteve Sociale i cili ofrohet pa pagesë.
Trajnimi fillon në muajin shkurt 2020 dhe ofrohet për të rinjtë e komunës së Ferizajit.
APLIKO TANI!
Mbushni aplikacionin online në http://fit-ks.org/aplikimi
Aplikimi është i hapur deri me: 16 shkurt 2020
Vendet janë të limituara, kështu që aplikoni sa më parë!
Pas pranimit tuaj në trajnim ju do të njoftoheni për kohën dhe vendin e saktë të mbajtjes së trajnimit.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
- Të rinjtë e moshës 16-26 vjeçare.
- Të rinjtë e komunës së Ferizajit
- Në veçanti vajzat inkurajohen të aplikojnë!
PROGRAMI
- 6 ditë trajnimi nga 4 orë në ditë
- Trajnimi mbahet pas orarit të mësimit/shkollës
ÇFARË PËRFITONI NGA KY TRAJNIM?
- Aftësim nga specialistë të kompanive të fushës së menaxhimit të rrjeteve sociale
- Mundësi për punësim në këtë fushë
NË FUND TË TRAJNIMIT JU DO TË JENI TË GATSHËM:
- Të krijoni një plan marketingu
- Të zhvilloni fushata në Facebook Ads
- Të rrisni mundësitë e juaja për të gjetur një vend pune në Kosovë apo vende tjera të botës
CERTIFIKIMI
- Të gjithë pjesëmarrësit që ndjekin rregullisht trajnimin do të marrin certifikatë që dëshmon përfundimin e trajnimit.
- Duhet të jeni prezent në të gjitha ditët që të merrni certifikatë.