blog-post-img-3327

Konkurs për Koordinator/e të projektit

Konkurs për Koordinator/e të projektit

 

Qendra për Studime të Avancuara FIT është në kërkim të një koordinatori/eje që të lehtësoj implementimin e aktiviteteve të projektit aktual.

Rreth organizatës:  Qendra për Studime të Avancuar FIT është themeluar më një dhjetor, 2011. Qendra FIT angazhohet në përmirësimin e gjendjes te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, nëpërmjet aktiviteteve hulumtuese, avokuese, edukuese dhe vetëdijesuese.

Afati i fundit i konkurimit: 31 Gusht 2020, deri në ora 16:00

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Koordinatori/ja është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;

– Koordinatori/ja do të punojë me zyrën e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;

– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën;

– Koordinatori/ja do të përgatisë raportet narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta;

– Koordinatori/ja do të merret edhe me pune të tjera të ngjashme

 

Kandidatët potencialë duhet të kenë:

– aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;

– aftësi të mira për hulumtime, shkrime dhe prezantime.

– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;

– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;

– aftësi të përdorimit të kompjuterit;

– të posedoj patentë shoferi.

Aplikimi:

Dokumentacionin e kërkuar duhet ta sjellni në zyrën e Qendrës Fit, adresa: Rr.Eqrem Qabej nr.166, deri me datën 31 Gusht 2020, 16:00.