blog-post-img-2752

Java kunder korrupsionit

Gjatë këtij viti, Qendra për Studime te Avancuara FIT në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë ka implementuar projektin “Të rinjtë të bashkuar kundër korrupsionit”. Ky projekt ka pasur në fokus nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Prizrenit, Vushtrrisë, Obiliqit, dhe Vitisë, të cilët janë përfshirë në aktivitete të ndryshme për të rritur vetëdijen dhe përfshirjen e të rinjve në luftimin e korrupsionit. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për Studime të Avancuara FIT ka organizuar konferencë për shënimin e kësaj dite. Gjatë kësaj konference nxënësitë pjesëmarrës në projekt kanë prezentuar punime të ndryshme të cilat si mesazh kishin vetëdijësimin e të rinjëve për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe poashtu kanë nënshkruar deklaratën “Bëhu i Përgjegjshëm, Thuaj jo Korrupsionit” . Konferenca ka vazhduar me mbajtjën e një sesioni diskutimi me temën “Roli i Rinisë në Luftën Kundër Korrupsionit” me fëmije dhe një paneli i përbërë nga ekspert të fushës dhe përfaqësues të institucioneve.