Qendra për studime të avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë tashmë kanë përfunduar më shumë se gjysmën e trajnimeve për trajnerët e rinj (ToT) me fëmijët asambleistë të komunës së Gjilanit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajit, dhe Klinës. Këto trajnime kanë zgjatur dy ditë ku fëmijët kanë pasur mundësi të mësojnë se si duhet të prezantojnë përpara bashkë moshatarëve të tyre. Trajnimi ka përfshirë prezantime rreth “Sigurisë në Internet”, “Sajberdhuna”, si dhe “Udhëzuesi për fëmijë për rrjete sociale”. Nuk kanë munguar edhe aktivitete të ndryshme për të ju ndihmuar të kuptojnë më shumë anët negative dhe pozitive që internet i sjell. Pas prezantimit nga stafi i Qendrës FIT, fëmijët kanë pasur mundësinë të mbajnë vetë një prezantim të shkurtër për të parë se sa janë të gatshëm të prezantojnë përpara moshatarëve të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *