FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR OFRUES TË TRAJNIMEVE TË KURSEVE TË PROGRAMIMIT

 

Në kuadër të projektit “Diversiteti në kodim: Krijimi i trajnimeve të kodimit për studentët e komuniteteve e ndryshme etnike në Kosovë”. Qendra për studime te avancuara FIT ka hapur ftesë publike për shpalljen të interesimit për ofertuesit e trajnimeve profesionale për kurset të
programimit. Ofertuesit duhet të jenë kompani të regjistruar në Republikën e Kosovës. Qëllimi i kësaj ftese për shprehjen e interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnime e kërkuara. Ofertuesit e interesuar duhet të këtë kapacitet për të zhvilluar kurse dhe të jenë të
akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit në Kosovë dhe që ofron kurse intenzive të TIK- ut përmes kurrikulës ndërkombëtare dhe posedon qasje në njësitë mësimore përmes Sistemit të Menaxhimi të Mësimit (Learning Management System-LMS).

Trajnimet do të mbahen për tri kurse të programimit:

1. Python Development – 4 muaj, 138 orë me 12 pjesëmarrës.

2. Advanced JavaScript – 2.5 muaj, 106 orë me 12 pjesëmarrës.

3. Quality Assurance (QA) – 2.1 muaj, 54 orë me 12 pjesëmarrës.

KUSHTET E DETYRUESHME PËR PJESËMARRJE NË OFERTIM

Kompanisë ofertuese duhet te ofrojnë dokumentet e mëposhtmë:

 Certifikata e regjistrimit të biznesit
 Certifikata e numrit fiskal
 Numri i ofertës dhe data e ofertimi;
 Të sigurohet vlefshmëria e ofertës;
 Programin, kurrikulën e detajuar të trajnimeve.

 Oferta financiare duhet të jetë në Euro dhe në të duhet ceket çmimi për ditë si dhe totali. Oferta poashtu duhet të përfshijë informata specifikie se sa orë trajnimi përfshihen në një trajnim
 Historiku dhe përvoja e ofertuesit, listen e trajmieve aktuale, certifikimet të ndërkombëtarisht kanë përparsi.
 Ofertuesi në dosjen e aplikimit duhet të përfshijë CV-të e ligjeruesëve.

KUSHTET DHE RREGULLAT E KUOTIMIT

Ofertuesit e trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre te interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme
deri më 5 nëntor 2023, ora 16:00.
Oferta duhe te dorëzohet në formë fizike në adresen Eqrem Qabej, nr. 166 (rekomandohet fizikisht) dhe email [email protected] duke shënuar numrin e
ftesës për ofertim:
Ofertat do të vlerësohen në bazë të kritereve të vlerësimit: kualitativ (70% në vlerë të përgjithshme dhe ofertën
ekonomikisht më të favorshme (30% në vlerë të përgjithshme).

TJERA

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, kompania fituese duhet të prezantoj vërtetimin nga Administrata Tatimore e
Kosovës që nuk ka borxhe jo më të vjetër se nëntë-dhjetë (90) ditë.
Raportimi; Kompania ka për detyrë të raportojnë tek menaxheri i projektit për ecurinë e trajnimit si dhe në fund të
dorëzojë një raport për rezultatet e trajnimit

 

Linku:

Thirrje mkrs

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *