blog-post-img-2844

FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR OFRUES TË TRAJNIMEVE “SOCIAL MEDIA MANAGEMENT” (MENAXHIMI I RRJETEVE SOCIALE)

FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR OFRUES TË TRAJNIMEVE “SOCIAL MEDIA MANAGEMENT” (MENAXHIMI I RRJETEVE SOCIALE)

Numri i ftesës për ofertim: FIT-2019/02

Data e publikimit: 10 tetor 2019

Data e mbylljes: 23 tetor 2019

Titulli i kontratës: Trajnim Profesional për Social Media Management

Autoriteti kontraktues: Qendra për studime të avancuara – FIT

Adresa: Rr. Eqrem Çabej, lokali nr.166, 10000 Prishtinë

E-mail: office@fit-ks.org

Tel: +383 (0) 49 111 774

PËRMBLEDHJE

Misioni i Qendrës për studime të avancuara FIT është që të përmirësoj pozitën e grupeve më të ndjeshme të shoqërisë, përmes hulumtimeve, avokimit, edukimit dhe rritjes së vetëdijes.

Në kuadër të projektit “Menaxhimi i Rrjeteve Sociale – Alternativë Pozitive për të Rinjtë Kosovarë”, Qendra për studime të avancuara FIT ka hapur ftesë publike për shprehje të interesit për ofruesit e trajnimeve profesionale për Social Media Management (Menaxhimi i Rrjeteve Sociale). Ofruesit duhet të jenë kompani të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj ftese për shprehjen e interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnimin e kërkuar. Ofertuesit e interesuar duhet të kenë kapacitet për të zhvilluar dhe ofruar trajnime në klasë duke përfshirë materialet, prezantimet, ushtrimet praktike, studimet e rasteve dhe diskutimet në grup.

Trajnimi do të mbahet në:

  • Podujevë, gjithsej 18 ditë trajnimi,
  • Mitrovicë, gjithsej 18 ditë trajnimi, dhe
  • Ferizaj, gjithsej 18 ditë trajnimi.

Kompanitë profesionale duhet të ofertojnë për gjithsej 54 ditë trajnimi, ku 18 ditë trajnimi janë paraparë të mbahen në secilën komunë me 3 grupe të ndryshme pjesmarrësish (grupi do të jetë me 20 pjesëmarrës). Kohëzgjatja e trajnimit është 4 orë në ditë. Trajnim për një grup do të jetë 6 ditor.

KUSHTET E DETYRUESHME PËR PJESËMARRJE NË OFERTIM

Kompanitë ofertuese duhen të ofrojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit
  • Certifikata e numrit fiskal
  • Numri i ofertës dhe data e ofertimit
  • Të sigurohet vlefshmëria e ofertës (vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 30 ditë pune)
  • Programin e detajuar të trajnimit
  • Oferta financiare duhet të jetë në Euro dhe në të duhet të ceket çmimi për orë (me të gjitha
  • taksat) si dhe totali
  • Këto shërbime janë financuar nga donacionet dhe duhet të ofertohen pa TVSH sipas ligjeve në fuqi. Qendra për studime të avancuara FIT është duke implementuar projektin “Menaxhimi i Rrjeteve Sociale – Alternativë Pozitive për të Rinjtë Kosovarë”, me numrin e grantit E4E – R8 – 084.
  • Historiku dhe përvoja e kompanisë
  • Ofertuesi në dosjen e aplikimit duhet të përfshijë edhe CV-në dhe informatat personale të ligjëruesit/ve (kopje e letërnjoftimit),
  • Referencat – ju lutemi bashkëngjitni tri (3) referenca të cilat dëshmojnë kualifikimet dhe përvojën e kompanisë suaj në këtë fushë.

KUSHTET DHE RREGULLAT E KUOTIMIT

Ofruesit e trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 23 tetor 2019, ora 16:00.

Oferta duhet të dorëzohet në formë elektronike në adresën office@fit-ks.org dhe një kopje fizike  përmes zarfit të mbyllur në zyrat e Qendrës për studime të avancuara FIT në Rr. Eqrem Çabej, lokali nr.166, 10000, Prishtinë, duke shënuar numrin e ftesës për ofertim: FIT-2019/02.

Ofertat do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme kualitative (70 % në vlerë të përgjithshme) dhe ofertën ekonomikisht më të favorshme (30 % në vlerë të përgjithshme):

Kriteret e vlerësimit (% në total):

  • Kualitative 70 %
    • Programi 40 %
    • Historiku dhe përvoja e kompanisë 20 %
    • Referencat 10 %
  • Financiare 30 %

TJERA

Këshillë për ankesën: Çdo pjesëmarrës mund të ankohet te menaxhmenti i Qendrës për studime të avancuara FIT brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit për përzgjedhjen e ofertuesit në adresën elektronike office@fit-ks.org.

Raportimi: Kompania ka për detyrë të raportojë tek menaxheri i projektit për ecurinë e trajnimit si dhe në fund të dorëzojë një raport të shkurtër për rezultatet e trajnimit.

Qendra për Studime te Avancuara FIT