blog-post-img-373

Aktiviteti me arkë

Si pjesë e aktivitetit të Edukimit Financiar, fëmijët kanë pasur rastin ta krijojnë një arkë për ruajtjen e parasë. Ne kemi simuluar një dyqan ku pretendonim se secili grup i ka pasur nga dhjetë euro për të blerë gjëra të nevojshme për krijimin e arkës. Pasi t’i kenë blerë produktet, nxënësit e ndarë ne grupe sipas moshave të ndryshme kanë filluar ta krijojnë arkën duke bërë zbukurime të ndryshme.