blog-post-img-2807

Gjuha e Urrejtjes në Rrjetet Sociale


Për ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Qendra për Studime të Avancuara FIT në kuadër të programit BRICK, ka mbajtur ligjeratën me temën “Gjuha e Urrejtjes në Rrjetet Sociale” duke adresuar të drejtat e barabarta që fëmijët kanë në botën virtuale, ashtu siç duhet ti kenë në botën reale, dhe për rëndësinë që ka krijimi i një ambienti pa gjuhë të urrejtjes.

Në këtë ditë, fëmijët kanë ngritur zërin e tyre duke kërkuar respektimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve në botën reale dhe virtuale.

BRICK është program i themeluar dhe implementuar nga Community Development Fund – CDF në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT.