blog-post-img-2801

Dita e internetit të sigurt 2019 “Së bashku për një internet më më mirë”

Kosova ka formuar Komitetin Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt (KKDIS), që është anëtarësuar në rrjetin ndërkombëtarë Safer Internet Day në vitin 2014. Çdo vit në muajin shkurt, Komiteti i cili udhëheqet nga Qendra për Studime të Avancuara FIT e shënon ditën e internetit të sigurt duke organizuar aktivitete të ndryshme të cilat inkurajojnë shoqërinë për të punuar për një internet më të mirë dhe për të pasur një përvojë më të sigurt në internet për fëmijë.

Motoja për Ditën e Internetit të Sigurt 2019 është “Së bashku për një Internet më të mirë” si një thirrje për të gjithë akterët që të punojnë në krijimin e një interneti më të mirë për të gjithë, sidomos për përdoruesit moshës më të re. Për më shumë, kjo është një ftesë për të gjithë që të bashkohen dhe të angazhohen duke treguar respekt për të siguruar një përvojë digjitale më të mirë.

Këtë vit, Kosova përmes KKDIS dhe akterëve tjerë do të shënoj Ditën e Internetit të Sigurt nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, siç është ngritja e vetëdijës tek të rinjtë për promovim të internetit të sigurt përmes ligjeratave dhe bashkëbisedimeve, shpërndarja e materialeve edukative rreth internetit të sigurt, promovimi i video-animacionit që mëson prindëritë si t’i mbrojnë fëmijët kur luajnë lojëra virtual etj. Këtë vit, Kosova ka vendosur që muajin shkurt ta shpall “Muaji për Internet të Sigurt” andaj aktivitete si ligjerata me të rinjë, mësimdhënës, dhe prindër do të vazhdojnë gjatë tërë muajit. Poashtu, Qendra FIT do të mbaj aktivitete kulturore, si mbajtja e koncerteve brenda shkollave, me qëllim që të bëjë ngritjen e vetëdijës tek të rinjtë për përdorim të internetit në mënyrë të sigurt.